Zyrtari / ja për qasje në dokumente publike

Elira Çallaki bëri këtë kërkesë nën E Drejta e Informimit tek Ministria e Shëndetësisë si pjesë e një pakete prej 112 institucioneve

Masat automatike anti-spam janë vendosur për këtë kërkesë të vjetër. Ju lutem na njoftoni nëse ende pritet përgjigje ose nëse keni problem për t'u përgjigjur.

Kërkesa ishte e suksesshme.

Përshendetje,

Po ju shkruaj nga organizata FLOSSK për të konfirmuar që kjo adresë emaili është ende emaili i duhur për të pranuar kërkesat për qasje në dokumente publike siç parashihet me ligj për insituticonin tuaj. Këtë listë e kemi pranuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

A mundeni ju lutem të konfirmoni duke u përgjigjur në këtë email nëse aktualisht jeni duke mbajtur pozitën e zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike brenda institucionit tuaj?

Nëse këtë përgjegjësi tash e ka dikush tjetër, ju lutem na informoni për zyrtarin aktual përgjegjës për këtë funksion, emailin dhe numrin e telefonit zyrtar të personit.

Me respekt,

Elira Çallaki

Gjylferije Zabeli, Ministria e Shëndetësisë

1 Shtojcë

Përshëndetje e nderuar znj, Çallaki,

Zyrtar përgjegjës për kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike në kuadër të MSh-së jam unë, Gjylferije Zabeli me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së nga data 25.08.2023.

Të bashkëngjitur gjeni edhe Vendimin.

Me respekt,
 
Gjylferije Zabeli,
Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publik
Divizioni i Komunikimit me Publikun
Tel: 038 200 24 131​

shfaq pjesët e cituara