Zyrtari / ja për qasje në dokumente publike

Elira Çallaki bëri këtë kërkesë nën E Drejta e Informimit tek Hekurudhat e Kosovës - TRAINKOS SH.A. si pjesë e një pakete prej 112 institucioneve

Masat automatike anti-spam janë vendosur për këtë kërkesë të vjetër. Ju lutem na njoftoni nëse ende pritet përgjigje ose nëse keni problem për t'u përgjigjur.

Përgjigja e kësaj kërkese është vonuar. Sipas ligjit, në të gjitha rrethanat, Hekurudhat e Kosovës - TRAINKOS SH.A. duhet të ishte përgjigjur deri tani (detajet). Ju mund të ankoheni duke kërkon rishqyrtim të brendshëm.

Përshendetje,

Po ju shkruaj nga organizata FLOSSK për të konfirmuar që kjo adresë emaili është ende emaili i duhur për të pranuar kërkesat për qasje në dokumente publike siç parashihet me ligj për insituticonin tuaj. Këtë listë e kemi pranuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

A mundeni ju lutem të konfirmoni duke u përgjigjur në këtë email nëse aktualisht jeni duke mbajtur pozitën e zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike brenda institucionit tuaj?

Nëse këtë përgjegjësi tash e ka dikush tjetër, ju lutem na informoni për zyrtarin aktual përgjegjës për këtë funksion, emailin dhe numrin e telefonit zyrtar të personit.

Me respekt,

Elira Çallaki