Zyrtari / ja për qasje në dokumente publike

Elira Çallaki bëri këtë kërkesë nën E Drejta e Informimit të Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës si pjesë e një pakete prej 112 institucioneve

Masat automatike anti-spam janë vendsour për këtë kërkesë të vjetër. Ju lutem na njoftoni nëse ende pritet përgjigje ose nëse keni problem për t'u përgjigjur.

Kërkesa ishte e suksesshme.

Përshendetje,

Po ju shkruaj nga organizata FLOSSK për të konfirmuar që kjo adresë emaili është ende emaili i duhur për të pranuar kërkesat për qasje në dokumente publike siç parashihet me ligj për insituticonin tuaj. Këtë listë e kemi pranuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

A mundeni ju lutem të konfirmoni duke u përgjigjur në këtë email nëse aktualisht jeni duke mbajtur pozitën e zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike brenda institucionit tuaj?

Nëse këtë përgjegjësi tash e ka dikush tjetër, ju lutem na informoni për zyrtarin aktual përgjegjës për këtë funksion, emailin dhe numrin e telefonit zyrtar të personit.

Me respekt,

Elira Çallaki

Shqipe Bekteshi, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

E nderuara znj. Çallaki,

Lidhur me shkresën tuaj, ju njoftoj që unë jam e ngarkuar me punë shtesë si Zyrtare për Qasje në Dokumente Publike, për Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), e jo për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Për çdo sqarim shtesë, jam në dispozicionin tuaj!

Me respekt!

Shqipe Bekteshi Muçolli
Zyrtare e Lartë për Planifikim dhe Zhvillim
Departamenti për Politika Zhvillimore

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0)38 200 15018 |
E-mail: [Mesazhi per kerkese tekASHAK] | Ueb: www.asha-ks.net

shfaq pjesët e cituara