Zyrtari / ja për qasje në dokumente publike

Elira Çallaki made this Freedom of Information request to Academy of Sciences and Arts of Kosovo as part of a batch sent to 112 authorities

Automatic anti-spam measures are in place for this older request. Please let us know if a further response is expected or if you are having trouble responding.

The request was successful.

Përshendetje,

Po ju shkruaj nga organizata FLOSSK për të konfirmuar që kjo adresë emaili është ende emaili i duhur për të pranuar kërkesat për qasje në dokumente publike siç parashihet me ligj për insituticonin tuaj. Këtë listë e kemi pranuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

A mundeni ju lutem të konfirmoni duke u përgjigjur në këtë email nëse aktualisht jeni duke mbajtur pozitën e zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike brenda institucionit tuaj?

Nëse këtë përgjegjësi tash e ka dikush tjetër, ju lutem na informoni për zyrtarin aktual përgjegjës për këtë funksion, emailin dhe numrin e telefonit zyrtar të personit.

Me respekt,

Elira Çallaki

Shqipe Bekteshi,

E nderuara znj. Çallaki,

Lidhur me shkresën tuaj, ju njoftoj që unë jam e ngarkuar me punë shtesë si Zyrtare për Qasje në Dokumente Publike, për Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), e jo për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Për çdo sqarim shtesë, jam në dispozicionin tuaj!

Me respekt!

Shqipe Bekteshi Muçolli
Zyrtare e Lartë për Planifikim dhe Zhvillim
Departamenti për Politika Zhvillimore

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0)38 200 15018 |
E-mail: [Mesazhi per kerkese tekASHAK] | Ueb: www.asha-ks.net

show quoted sections