Zgjerimi i rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit
Të nderuar TERMOKOS,
Ju lutem a mund te na njoftoni lidhur me punimet per zgjerimin e rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit, me saktesisht tek banesat e bardha?
Faleminderit paraprakisht,
Me respekt,
Vedat Shehu
I nderuar,
Uroj t'jeni mirë me shëndet dhe punët t'ju ecin mbarë!
Kyçja e kompleksit ''Banesat e bardha" është pjesë e projektit, në kuadër të të cilit planifikohen të kyçen në rrjetin e ngrohjes 129 objekte banesore, me fondin prej 5 milion eurosh të ndarë nga Komuna e Prishtinës. Mirëpo, për arsye procedurale të panjohura për ne, këto mjete nuk janë bartur ende tek ne nga ana e Ministrisë së Financave.
NP "Termokos" ka kohë që e ka përgatitur analizën teknike për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes tek "Banesat e bardha" dhe me shumë kënaqësi dëshirojmë t'ju kemi edhe juve konsumator të ndërmarrjes sonë.
Kurdo që krijohen parakushtet për fillimin e realizimit të këtij projekti, ju do të njoftoheni nëpërmes mediave, dhe kanaleve tona të komunikimmit me konsumatorë si në ueb faqen https://termokos.org/, facebook dhe Instagram.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
Pasdite të këndshme!
Me respekt,
Afërdita Uka-Fejzullahu| Zyrtare për marrëdhënie me publikun
adresa: Rr.28 Nëntori, nr. 181, Dardania, 10000 Prishtinë, Kosovë
tel: 038-541-780
email: [Mesazhi për kërkesë tekTERMOKOS]| www.termokos.org
-----Original Message-----
From: Vedat Shehu [mailto:[Mesazhi per #174 per te Drejten e Informimit]]
Sent: Monday, June 10, 2024 10:53 AM
To: kërkesa DI tek TERMOKOS <[Mesazhi për kërkesë tekTERMOKOS]>
Subject: Kërkesë për E Drejta e Informimit - Zgjerimi i rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit
Të nderuar TERMOKOS,
Ju lutem a mund te na njoftoni lidhur me punimet per zgjerimin e rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit, me saktesisht tek banesat e bardha?
Faleminderit paraprakisht,
Me respekt,
Vedat Shehu
-------------------------------------------------------------------
Të lutem përdor këtë adresë të postës elektronike për të gjitha përgjigjet në këtë kërkesë:
[Mesazhi per #174 per te Drejten e Informimit]
A është [Mesazhi për kërkesë tekTERMOKOS] adresë e gabuar për TERMOKOS? Nëse po, të lutem na kontakto nëpërmjet këtij formulari:
http://dumedite.org/sq/change_request/ne...
Shfajësim: Ky mesazh dhe çdo përgjigje që ti i jep atij do të publikohen në internet. Politikat tona për privatësinë dhe të drejtat autoriale:
http://dumedite.org/sq/help/officers
Keni parasysh që në disa raste publikimi i kërkesave dhe përgjigjeve do të vonohet.
Nese ju si nenpunes civil per te Drejten e Informimit mendoni se ky sherbim eshte i dobishem, ju lutem kerkojini IT-se tuaj te lidhe faqen tuaj elektronike me faqen tone te DI.
-------------------------------------------------------------------