Përfundimi i punimeve në rrugën Ahmet Gashi dhe plani për vazhdimin e rrugës B
Të nderuar Komuna e Prishtinës,
Tash e sa muaj në rrugën Ahmet Gashi është shtruar një shtresë asfallt por nuk është vazhduar me përfundimin e punimeve duke përfshirë trotuaret, ndricimin, etj. Ju lutem që të ndani me neve planifikimin se kur do të vazhdojnë punimet dhe sa pritet të zgjasin ato deri në përfundimin e kësaj rruge.
Po ashtu ju lutem të ndani me neve edhe planin për punimet në vazhdimin e rrugës B e cila përfshin edhe mbylljen e kanalizimit të ujërave të zeza që është duke shkaktu kundërmim dhe ndotje të lagjes tash e sa vite.
Me respekt,
Vedat Shehu
Pershendetje Vedat,
uroj te jeni mire.
Sipas pyetjeve te parashtruara, gjeni ne vijim pergjigjet nga Drejtoria e
Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit te Kontratave:
Punimet në rrugën “Ahmet Gashi” janë ndërprerë si pasojë e kushteve
atmosferike të sezonit dimror dhe do të vazhdohen pas përmirësimit të
kushteve atmosferike.
Zgjatja e planit dinamik të punimeve ka rezultuar si pasojë e problemeve
pronësore dhe disa pozicioneve që nuk kanë qenë pjesë e kontrates e të
cilat kanë qenë të nevojshme për realizimin e punimeve. Megjithatë, kemi
bërë zgjidhjen e këtyre problemeve dhe e punimet do të vazhdojnë në
pranverë të këtij viti.
Ndërsa, edhe në rrugën B punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve
atmosferike (sezoni dimror), rrënimit të disa objekteve si dhe problemeve
pronësore dhe pritet të vazhdohen në pranverë të këtij viti e të
përfundojnë brenda verës të vitit 2024.
Çdo të mirë,
Arlinda Kastrati,
Zyra e Komunikimit / PR & Communications
Kabineti i Kryetarit / Mayor’s Office
Komuna e Prishtinës / Municipality of Prishtina
e-mail: [Mesazhi për kërkesë tekprishtina]
Mob: +38349302432
══════════════════════════════════════════════════════════════════════════
From: Vedat Shehu <[Mesazhi per #167 per te Drejten e Informimit]>
Sent: Friday, January 5, 2024 5:50:58 PM
To: Arlinda Kastrati
Subject: Kërkesë për E Drejta e Informimit - Perfundimi i punimeve ne
rrugen Ahmet Gashi dhe plani per vazhdimin e rruges B
Të nderuar Komuna e Prishtinës,
Tash e sa muaj ne rrugen Ahmet Gashi eshte shtruar nje shtrese asfallt por
nuk eshte vazhduar me perfundimin e punimeve duke perfshi trotuaret,
ndricimin, etj. Ju lutem qe ndani me neve planifikimin se kur do te
vazhdojne punimet dhe sa pritet te zgjasin ato deri ne perfundimin e kesaj
rruge.
Poashtu ju lutemi te ndani me neve edhe planin per punimet ne vazhdimin e
rruges B e cila perfshin edhe mbyllje e kanalizimit te ujerave te zeza qe
eshte duke shkaktu kundermim dhe ndotje te lagjes tash e sa vite.
Me respekt,
Vedat Shehu
-------------------------------------------------------------------
Të lutem përdor këtë adresë të postës elektronike për të gjitha përgjigjet
në këtë kërkesë:
[Mesazhi per #167 per te Drejten e Informimit]
A është [Mesazhi për kërkesë tekprishtina] adresë e gabuar për Komuna e
Prishtinës? Nëse po, të lutem na kontakto nëpërmjet këtij formulari:
[1]http://dumedite.org/sq/change_request/ne...
Shfajësim: Ky mesazh dhe çdo përgjigje që ti i jep atij do të publikohen
në internet. Politikat tona për privatësinë dhe të drejtat autoriale:
[2]http://dumedite.org/sq/help/officers
Keni parasysh që në disa raste publikimi i kërkesave dhe përgjigjeve do të
vonohet.
Nese ju si nenpunes civil per te Drejten e Informimit mendoni se ky
sherbim eshte i dobishem, ju lutem kerkojini IT-se tuaj te lidhe faqen
tuaj elektronike me faqen tone te DI.
-------------------------------------------------------------------
References
Visible links
1. http://dumedite.org/sq/change_request/ne...
2. http://dumedite.org/sq/help/officers