Ndërtimi i rrugëve dhe asfaltimi në Pejsazhin e Mbrojtur Gërmia

Veton Kasapolli bëri këtë kërkesë nën E Drejta e Informimit tek Komuna e Prishtinës

Masat automatike anti-spam janë vendosur për këtë kërkesë të vjetër. Ju lutem na njoftoni nëse ende pritet përgjigje ose nëse keni problem për t'u përgjigjur.

Përgjigja e kësaj kërkese është vonuar. Sipas ligjit, në të gjitha rrethanat, Komuna e Prishtinës duhet të ishte përgjigjur deri tani (detajet). Ju mund të ankoheni duke kërkon rishqyrtim të brendshëm.

Të nderuar Komuna e Prishtinës,

A mund të më informoni se cfarë plani ka Komuna e Prishtinës në kuadër të sipërfaqes së Pejsazhit të Mbrojtur 'Gërmia' për ndërtimin e rrugëve të reja? Me ndërtim nënkuptoj hapje, zgjerim, shtrim të asfaltit, e punë të tjera anësore?

Nëse ka një plan a mund ta bëni publik?
Sa rrugë pritet të ndërtohen këtë vit, dhe vitet e ardhshme?
Në cfarë gjatësie pritet të shtrohen këto rrugë?
Cilat zona prekin ose me saktesisht sa hektare siperfaqe?
Punimet aktuale në hapjen e rrugëve të reja që po bëhen në kuadër të parkut, a janë duke u realizuar nga Komuna e Prishtinës?

A mund ta bëni publike edhe lejen nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës?

Me respekt,

Veton Kasapolli

Elira Çallaki ka lënë një shënim ()

Përshëndetje,

Institucionet duhet të përgjigjen brenda 7 ditëve kalendarike nga dita e regjistrimit të kërkesës. Nëse institucioni nuk përgjigjet ose përgjigja është jo e plotë, ju mund të dërgoni ankesë te Agjencia për Privatësi dhe Informim brenda afatit kohor 30 ditor.