Ndërtimi i rrugëve dhe asfaltimi në Pejsazhin e Mbrojtur Gërmia

Veton Kasapolli made this Freedom of Information request to Muncipality of Prishtina

Automatic anti-spam measures are in place for this older request. Please let us know if a further response is expected or if you are having trouble responding.

Response to this request is long overdue. By law, under all circumstances, Muncipality of Prishtina should have responded by now (details). You can complain by requesting an internal review.

Të nderuar Komuna e Prishtinës,

A mund të më informoni se cfarë plani ka Komuna e Prishtinës në kuadër të sipërfaqes së Pejsazhit të Mbrojtur 'Gërmia' për ndërtimin e rrugëve të reja? Me ndërtim nënkuptoj hapje, zgjerim, shtrim të asfaltit, e punë të tjera anësore?

Nëse ka një plan a mund ta bëni publik?
Sa rrugë pritet të ndërtohen këtë vit, dhe vitet e ardhshme?
Në cfarë gjatësie pritet të shtrohen këto rrugë?
Cilat zona prekin ose me saktesisht sa hektare siperfaqe?
Punimet aktuale në hapjen e rrugëve të reja që po bëhen në kuadër të parkut, a janë duke u realizuar nga Komuna e Prishtinës?

A mund ta bëni publike edhe lejen nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës?

Me respekt,

Veton Kasapolli

Elira Çallaki left an annotation ()

Përshëndetje,

Institucionet duhet të përgjigjen brenda 7 ditëve kalendarike nga dita e regjistrimit të kërkesës. Nëse institucioni nuk përgjigjet ose përgjigja është jo e plotë, ju mund të dërgoni ankesë te Agjencia për Privatësi dhe Informim brenda afatit kohor 30 ditor.