Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-081

Kërkesa ishte e suksesshme.

Arianit Dobroshi

E nderuar [Authority name],

Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, veçanërisht Nenit 5 – “Publikimi me iniciativën e institucioneve publike”, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare.

Gjatë monitorimit tonë të ueb-faqes zyrtare të institucionit tuaj, të kryer më datë 23 prill 2025, kemi vërejtur se dokumentet dhe/ose informacionet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme për publikim proaktiv si dokumente të rëndësishme sipas Nenit 5 të ligjit të lartcekur, nuk ishin të publikuara ose nuk mund të gjendeshin lehtësisht:

- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
- Planin e punës për vitin 2025
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.

Nëse të njëjtat gjenden në uebfaqen tuaj ose do t'i vendosni aty (e rekomandueshme), atëherë mundeni vetëm të na dërgoni adresat përkatëse të uebit në përgjigje të këtij emaili.

Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L-081, presim përgjigjen tuaj brenda afatit ligjor prej shtatë (7) ditësh pune nga data e pranimit të kësaj kërkese.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në rritjen e transparencës institucionale.

Me respekt,
Arianit Dobroshi
OJQ FLOSSK

Qendresa Mustafa, Ministria e Drejtësisë

2 Shtojca

  • Attachment

    02 824 2 Vendim Aprovohet k rkesa p r qasje ne dokumente publike parashtruar nga z.Arianit Dobroshi.pdf

    345K Download View as HTML

  • Attachment

    Pergjigja nga MD Arianit Dobroshi FLOSSK.docx

    20K Download View as HTML

I nderuari z. Dobroshi,

Lidhur me kërkesën tuaj për Qasje në Dokumente Publike që mban numrin e protokollit 02-824, Ju lutem gjeni të bashkangjitur Vendimin e ZKA-së dhe përgjigjet mbi kërkesën tuaj. Faleminderit!

Me respekt,

Qëndresë Mustafa
Zv. Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik
Zyrtare përgjegjëse për Qasje në Dokumente Publike
Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 817/A
Prishtinë, Kosovë
tel: 038/200-67 035

-----Original Message-----
From: Arianit Dobroshi <[Mesazhi per #218 per te Drejten e Informimit]>
Sent: Wednesday, April 23, 2025 1:58 PM
To: Qendresa Mustafa <[Mesazhi për kërkesë tek MD]>
Subject: Kërkesë për E Drejta e Informimit - Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-081

Caution! This message was sent from outside your organization.

E nderuar [Authority name],

Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, veçanërisht Nenit 5 – “Publikimi me iniciativën e institucioneve publike”, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare.

Gjatë monitorimit tonë të ueb-faqes zyrtare të institucionit tuaj, të kryer më datë 23 prill 2025, kemi vërejtur se dokumentet dhe/ose informacionet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme për publikim proaktiv si dokumente të rëndësishme sipas Nenit 5 të ligjit të lartcekur, nuk ishin të publikuara ose nuk mund të gjendeshin lehtësisht:

- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
- Planin e punës për vitin 2025
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.

Nëse të njëjtat gjenden në uebfaqen tuaj ose do t'i vendosni aty (e rekomandueshme), atëherë mundeni vetëm të na dërgoni adresat përkatëse të uebit në përgjigje të këtij emaili.

Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L-081, presim përgjigjen tuaj brenda afatit ligjor prej shtatë (7) ditësh pune nga data e pranimit të kësaj kërkese.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në rritjen e transparencës institucionale.

Me respekt,
Arianit Dobroshi
OJQ FLOSSK

-------------------------------------------------------------------

Të lutem përdor këtë adresë të postës elektronike për të gjitha përgjigjet në këtë kërkesë:
[Mesazhi per #218 per te Drejten e Informimit]

A është [Mesazhi për kërkesë tek MD] adresa e gabuar për kërkesat e E Drejta e Informimit drejtuar Ministria e Drejtësisë? Nëse po, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur këtë formular:
https://eu-central-1.protection.sophos.c...

Shfajësim: Ky mesazh dhe çdo përgjigje që ti i jep atij do të publikohen në internet. Politikat tona për privatësinë dhe të drejtat autoriale:
https://eu-central-1.protection.sophos.c...

Keni parasysh që në disa raste publikimi i kërkesave dhe përgjigjeve do të vonohet.

Nese ju si nenpunes civil per te Drejten e Informimit mendoni se ky sherbim eshte i dobishem, ju lutem kerkojini IT-se tuaj te lidhe faqen tuaj elektronike me faqen tone te DI.

-------------------------------------------------------------------

fsheh pjesët e cituara