Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-081
E nderuar [Authority name],
Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, veçanërisht Nenit 5 – “Publikimi me iniciativën e institucioneve publike”, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare.
Gjatë monitorimit tonë të ueb-faqes zyrtare të institucionit tuaj, të kryer më datë 23 prill 2025, kemi vërejtur se dokumentet dhe/ose informacionet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme për publikim proaktiv si dokumente të rëndësishme sipas Nenit 5 të ligjit të lartcekur, nuk ishin të publikuara ose nuk mund të gjendeshin lehtësisht:
- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
- Planin e punës për vitin 2025
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.
Nëse të njëjtat gjenden në uebfaqen tuaj ose do t'i vendosni aty (e rekomandueshme), atëherë mundeni vetëm të na dërgoni adresat përkatëse të uebit në përgjigje të këtij emaili.
Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L-081, presim përgjigjen tuaj brenda afatit ligjor prej shtatë (7) ditësh pune nga data e pranimit të kësaj kërkese.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në rritjen e transparencës institucionale.
Me respekt,
Arianit Dobroshi
OJQ FLOSSK
I nderuar z. Dobroshi,
Ju njoftojmë me kënaqësi se të gjitha raportet, planet dhe dokumentet përkatëse që lidhen me politikat e MSh-së janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë. Faqja është e dizajnuar për të qenë sa më e qasshme dhe transparente për publikun e gjerë.
Në vijim, po ju dërgojmë linqet, sipas kërkesës suaj, ku mund të gjeni dokumentet që keni kërkuar:
- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
https://msh.rks-gov.net/ForMinistry/Inde...
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
https://msh.rks-gov.net/Signal/PublicDoc...
https://msh.rks-gov.net/Signal
https://msh.rks-gov.net/Signal/PersonalD...
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
https://msh.rks-gov.net/Documents/Downlo...
https://msh.rks-gov.net/Documents/Downlo...
- Planin e punës për vitin 2025
https://msh.rks-gov.net/Documents/Downlo...
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
ActDetail.aspx (rks-gov.net)
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
ZKA (zka-rks.org)
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.
https://msh.rks-gov.net/Documents/Downlo...
https://msh.rks-gov.net/Documents/Downlo...
Nëse hasni ndonjë vështirësi gjatë qasjes ose keni pyetje shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje për çdo informacion shtesë që mund t'ju nevojitet.
Me respekt,
Gjylferije Zabeli,
Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publik
Divizioni i Komunikimit me Publikun
Tel: 038 200 24 131
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------