Kandidatet per bordin e KPM

Vullnet Gacaferri bëri këtë kërkesë nën E Drejta e Informimit tek Kuvendi i Republikës së Kosovës

Masat automatike anti-spam janë vendosur për këtë kërkesë të vjetër. Ju lutem na njoftoni nëse ende pritet përgjigje ose nëse keni problem për t'u përgjigjur.

Autoriteti dëshiron që / i është përgjigjur kësaj kërkese me postë postare.

Vullnet Gacaferri

Të nderuar Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Ne baze te ligjit per qasje ne dokumenta publike te lutem na dergoni CV te kandidateve te intervistuar per Bordin e KPM. Gjithashtu, pasi qe jane pozita qe ndikojne direkt ne informimin e drejt medial per qytetaret, te lutem na dergoni edhe poentimin e secilit kandidat nga secili deputet i komisionit vec e vec.

Poentimi komulativ i pergjithshem eshte publik, mirepo eshte ne interes te publikut te dijme se si secili anetar i komisionit si i ka vleresuar secilin kandidat.

Pres pergjigje te sakt sipas kerkeses. Interesi i publikut ne mbrojtjen e mediave te lira eshte mbi interesin politik per tu refuzuar pergjigjia e plote ne kete kerkese.

Me respekt,

Vullnet Gacaferri

Burim Etemaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës

I nderuar z. Gacaferri,

E konfirmoj pranimin e kërkesës suaj për qasje në dokumente publike.

Me respekt,
Burim Etemaj

shfaq pjesët e cituara

Vullnet Gacaferri

Të nderuar Burim Etemaj,
Me miresjellje nje rikujtim.

Sinqerisht,

Vullnet Gacaferri

Burim Etemaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës

Pershendetje!

A ma shenon nje ne. kontakti?

Me respekt,
Burim Etemaj

shfaq pjesët e cituara

Vullnet Gacaferri

Pershendetje Burim Etemaj,

Te lutem me dergo pergjigje me shkrim.

Ju falenderoje per kujdesin.

Sinqerisht,

Vullnet Gacaferri

Burim Etemaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës

Përshëndetje!

Duke filluar nga nesër mund të vini në Kuvend t'i merrni CV-të e kandidatëve.

Me respekt,
Burim Etemaj

shfaq pjesët e cituara

Vullnet Gacaferri

Pershendetje Z. Etemaj,

Shpresoje qe kerkesa ime do te permbushet plotesishte duke perfshi edhe vleresimet e antareve te komisionit. Pasi qe kjo ishte njera nder kerkesat.

Pres pergjigje me shkrim.

Sinqerisht,

Vullnet Gacaferri

Arianit Dobroshi ka lënë një shënim ()

Institucioni e ka per oblgim te dorezoj pergjigjen ne formen qe e kerkon qytetari.