Zgjerimi i rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit

Vedat Shehu je uputio ovaj Pristup javnim dokumentima zahtev u TERMOKOS

Automatske mere protiv neželjenih emailova su na snazi za ovaj stariji zahtev. Molimo obavestite nas ako se očekuje dalji odgovor ili ako imate problema sa slanjem odgovora.

Zahtev je bio uspešan.

Të nderuar TERMOKOS,

Ju lutem a mund te na njoftoni lidhur me punimet per zgjerimin e rrjetit te ngrohjes ne Bregun e Diellit, me saktesisht tek banesat e bardha?

Faleminderit paraprakisht,

Me respekt,
Vedat Shehu

Aferdita Uka, TERMOKOS

I nderuar,

Uroj t'jeni mirë me shëndet dhe punët t'ju ecin mbarë!

Kyçja e kompleksit ''Banesat e bardha" është pjesë e projektit, në kuadër të të cilit planifikohen të kyçen në rrjetin e ngrohjes 129 objekte banesore, me fondin prej 5 milion eurosh të ndarë nga Komuna e Prishtinës. Mirëpo, për arsye procedurale të panjohura për ne, këto mjete nuk janë bartur ende tek ne nga ana e Ministrisë së Financave.
NP "Termokos" ka kohë që e ka përgatitur analizën teknike për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes tek "Banesat e bardha" dhe me shumë kënaqësi dëshirojmë t'ju kemi edhe juve konsumator të ndërmarrjes sonë.
Kurdo që krijohen parakushtet për fillimin e realizimit të këtij projekti, ju do të njoftoheni nëpërmes mediave, dhe kanaleve tona të komunikimmit me konsumatorë si në ueb faqen https://termokos.org/, facebook dhe Instagram.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!

Pasdite të këndshme!

Me respekt,

Afërdita Uka-Fejzullahu| Zyrtare për marrëdhënie me publikun
adresa: Rr.28 Nëntori, nr. 181, Dardania, 10000 Prishtinë, Kosovë
tel: 038-541-780
email: [Mesazhi për kërkesë tekTERMOKOS]| www.termokos.org

prikaži citirane delove