Printed from http://dumedite.org/sr/help/pro on October 12, 2024 18:08
Përdoruesit Pro mund të vendosin një periudhë privatësie në një kërkesë për të vonuar publikimin ndërsa punoni në shkrimin ose hetimin tuaj.
Kur një kërkesë është private, ne garantojmë se do të jetë e dukshme vetëm në Dumeditë për periudhën që ju zgjedhni. Administratorët e Dumeditë Pro do të mund të shikojnë gjithashtu kërkesën tuaj, por do ta bëjnë këtë vetëm në rast se duhet të rregullojnë ndonjë problem me të (p.sh. dërgimi i dështuar tek institucioni). Ata nuk do t'i zbulojnë askujt tjetër përmbajtjen e kërkesës suaj ose ndonjë përgjigje që merrni. Institucioni megjithatë mund ta publikoj atë në ndonjë raportim si zakonisht.
Periudhat e privatësisë mund të caktohen për periudha 3, 6 dhe 12 mujore.
Do të njoftoheni automatikisht një javë përpara skadimit të periudhës së privatësisë dhe në datën e skadimit.
Pasi të përfundoj periudha e privatësisë, kërkesa juaj dhe korrespondenca e mëposhtme, duke përfshirë your name, emrin tuaj do të shfqen publikisht në këtë faqe interneti.
Periudhat e privatësisë mund të zgjaten, por vetëm në javën para datës së skadimit.
Nuk ka kufi për herat që mund të zgjatet një periudhë e privatësisë, por çdo zgjatje kërkon konfirmim manual.
Kërkesat mund të publikohen në çdo kohë.
Periudhat e privatësisë mund të vendosen gjithashtu për një grumbull kërkesash dhe funksionimi i tyre ndjek të njëjtat parime si kërkesat individuale. Ndryshimet në një periudhë të privatësisë në një kërkesë që i përket një grumbulli pasqyrohen në të gjitha kërkesat në grumbull.
Kërkesat e grumbulluara (Batch) e bëjnë të lehtë dërgimin dhe menaxhimin e kërkesave tek institucionet e shumta.
Grumbulli i kërkesave ju lejon të zgjedhni një listë të autoriteteve dhe të shkruani një kërkesë shabllon. Kërkesa i dërgohet çdo autoriteti individualisht si një shkrirje postare.
Progresi i një grupi kërkesash mund të menaxhohet me një matës të përshtatshëm të përparimit për të parë se sa afër jeni me marrjen e përgjigjeve nga të gjitha autoritetet dhe duke e bërë të lehtë zgjedhjen e veprimit të mëpasshëm.
Grumbujt e kërkesave mund të bëhen private, edhe periudha e privatësisë mund të menaxhohet lehtë në grumbullin e kërkesave.
Numri maksimal i institucioneve që mund të shtohen në një grumbull kërkesash është 500.
Ne rekomandojmë dërgimin e një grumbulli kërkesash pilot tek një mostër e institucioneve për të testuar kërkesën. Pasi të dini se institucionet mbajnë llojin e të dhënave që po kërkoni, atëherë mund të kërkoni nga institucionet e mbetura.
Nuk ka asnjë kufizim për numrin e grumbujve të kërkesave që mund të dërgohen, por përdoruesve Pro u kërkohet të respektojnë udhëzimet tona për shkrimin e kërkesave të përgjegjshme.