Lista e institucioneve shëndetësore

Arianit Dobroshi made this Freedom of Information request to Ministry of Health

Automatic anti-spam measures are in place for this older request. Please let us know if a further response is expected or if you are having trouble responding.

The request was successful.

E nderuar Ministri e Shëndetësisë,

Kjo është një kërkesë për qasje në dokumente publike.

Ju lutem ma dërgoni në formë tabelare listën e institucioneve shëndetësore në Kosovë. Mundësisht secili institucion të ketë edhe informacione për atë institucion si adresa, orari i punës, numri i telefonit, koordinatat gjeografike, etj.

Mirëpres përgjigje brenda afatit të paraparë me Ligjin për qasje.

Me respekt,
Arianit Dobroshi

Gjylferije Zabeli, Ministry of Health

3 Attachments

I nderuar z. Dobroshi,

Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar kërkesën tuaj për qasje në dokumente publike dhe ju ka siguruar qasje të plotë.

Prandaj, të bashkëngjitur gjeni:

Listën e IPSH-ve të licencuara-2018-2023
Institucionet publike në SHSKUK
Institucionet në KPSh

P.S: Të gjitha këto lista janë të publikuara edhe në web faqen zyrtare të MSh.

Shih linkun: https://msh.rks-gov.net/Department/Index...

Për çdo informacion shtesë, jemi të hapur!

Me respekt,
Gjylferije Zabeli,
Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publik
Divizioni i Komunikimit me Publikun
Tel: 038 200 24 131

show quoted sections

E nderuar znj. Zabeli,

Faleminderit shume per pergjigjen e shpejte.

Te institucionet publike, i keni edhe adresat dhe numrat e telefonit kontaktues perkates? Sa me shume informacion per to me mire.

Sinqerisht,
Arianit Dobroshi

Gjylferije Zabeli, Ministry of Health

I nderuar z. Dobroshi,

Sa i përket numrave kontaktues dhe adresave për institucionet, luteni që t’i drejtoheni ShSKUK-së, pasi që ne nuk i posedojmë.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,
 
Gjylferije Zabeli,
Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publik
Divizioni i Komunikimit me Publikun
Tel: 038 200 24 131​

show quoted sections