Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-081
E nderuar [Authority name],
Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, veçanërisht Nenit 5 – “Publikimi me iniciativën e institucioneve publike”, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare.
Gjatë monitorimit tonë të ueb-faqes zyrtare të institucionit tuaj, të kryer më datë 23 prill 2025, kemi vërejtur se dokumentet dhe/ose informacionet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme për publikim proaktiv si dokumente të rëndësishme sipas Nenit 5 të ligjit të lartcekur, nuk ishin të publikuara ose nuk mund të gjendeshin lehtësisht:
- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
- Planin e punës për vitin 2025
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.
Nëse të njëjtat gjenden në uebfaqen tuaj ose do t'i vendosni aty (e rekomandueshme), atëherë mundeni vetëm të na dërgoni adresat përkatëse të uebit në përgjigje të këtij emaili.
Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L-081, presim përgjigjen tuaj brenda afatit ligjor prej shtatë (7) ditësh pune nga data e pranimit të kësaj kërkese.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në rritjen e transparencës institucionale.
Me respekt,
Arianit Dobroshi
OJQ FLOSSK
I nderuar z. Dobroshi,
Ndërlidhur me pyetjet e tuaja në vazhdim ju përcjellim përgjigjet e ARKEP,
për secilën pyetje të drejtuar nga ana juaj.
· Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
Skema organizative dhe kontaktet e bartësve te departamenteve të ARKEP
është e publikuar në vegzën në vijim:
[1]https://www.arkep-rks.org/Page/121 përkatësisht
[2]https://www.arkep-rks.org/desk/inc/media...
· Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes
dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit
5.2.7)
Personi përgjegjës për rifreskimin, mirëmbajtjen teknike, sigurimin e
qasjes dhe garantimin e besueshmërisë së informatave të publikuara në ueb
faqen zyrtare të institucionit është Divizioni i Teknologjisë së
Informacionit. Ky Divizion mbikëqyret dhe udhëhiqet nga z. Liridon Hoti,
Udhëheqës i Divizionit të TI-së, i cili siguron funksionalitetin dhe
integritetin e platformës dixhitale në përputhje me kërkesat ligjore dhe
standardet e transparencës. (Shih vegzën
[3]https://www.arkep-rks.org/Page/121).
· Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
Të gjitha Raportet vjetore të ARKEP sipas viteve janë të publikuara në
linkun në vjim: [4]https://www.arkep-rks.org/NewsEvent/89 . Sipas Ligjit
të Komunikimeve Elektronike Nr. 04/L-109, Neni 11, Raporti vjetor i punës
i dërgohet Kuvendit te Kosovës jo me larg se data 30 Qershor e çdo viti.
· Planin e punës për vitin 2025
Plani i punes se ARKEP për vitin 2025 është i publikuar në vegzën në
vijim: [5]https://www.arkep-rks.org/NewsEvent/93
· Buxhetin e miratuar për vitin 2025
Buxheti i ARKEP është i përfshirë në Ligjin për ndarjes buxhetore për
buxhetin e Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore
për buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2025. (Shih vegzën
[6]https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?A...)
· Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
ARKEP është në proces të Auditimit nga ZAP, sapo të pranojmë versionin
final të raportit do të publikohet në ueb faqen e ARKEP, ndërsa raportet e
viteve paraprake gjenden në vegzën në vijim:
[7]https://www.arkep-rks.org/Page/137
· Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë
përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.
ARKEP gjatë vitit 2024 nuk ka pranuar grante apo subvencione.
Ju falënderojmë për pyetjet. Nëse keni ndonjë paqartësi ose pyetje tjera
mos hezitoni t’na shkruani serish!
Me respekt,
Albina Berisha
Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare / ARKEP
Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications / RAEPC
Bedri Pejani str. No. 23, 10000, Prishtina/Kosova
tel: 038 212 203
*e-mail: [8][Mesazhi për kërkesë tek ARKEP], web: [9]www.arkep-rks.org