Kërkesë për Informacion mbi Numrin e Përfituesve nga Skemat Sociale
Përshëndetje,
Shpresoj që punët po ju ecin mbarë.
Përmes kësaj kërkese për qasje në informacion publik ju lus të më dërgoni statistikat për numrin e personave që kanë përfituar nga skemat sociale të ofruara nga komuna juaj për vitin 2023.
Me respekt,
Elira Çallaki
Përshëndetje Elira,
Uroj të jeni mirë.
 Në lidhje me pyetjen tuaj, më poshtë gjeni përgjigjet nga Drejtoria e
 Mirëqenies Sociale:
 Drejtoria e Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve
 sociale dhe familjare brenda territorit të Kryeqytetit. Ajo merret me
 përkujdesjen e familjeve në nevojë që janë në asistencë sociale, personave
 me aftësi të kufizuara dhe familjeve të pastrehë.
 DMS ofron ndihma të njëhershme financiare një herë në vit, në raste të
 jashtëzakonshme, bazuar në rregulloren e subvencioneve.
 Sa i përket statistikave për vitin 2023, DMS ka ofruar skema sociale për
 gjithsej 1340 familje:
 • Raste Sociale: 541 familje kanë përfituar ndihma të njëhershme për
 pagesën e mjeteve financiare për sigurimin e gjërave më elementare për
 jetë, si familje me status social.
 • Pagesa e Qirasë: 18 familje kanë përfituar ndihma të njëhershme për
 sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e qirasë së banimit.
 • Nëna Lehona: 33 nëna lehona kanë përfituar ndihma të njëhershme për
 sigurimin e mjeteve financiare si përfituese të skemës sociale.
 • Personat me Aftësi të Kufizuara: 748 familje kanë përfituar ndihma të
 njëhershme për sigurimin e mjeteve financiare për trajtim dhe
 rehabilitim mjekësor si persona me aftësi të kufizuara.
 Çdo të mirë,
 Arlinda Kastrati, 
Zyra e Komunikimit / PR & Communications
Kabineti i Kryetarit / Mayor’s Office
Komuna e Prishtinës / Municipality of Prishtina
 e-mail: [Mesazhi për kërkesë tekprishtina]
 Mob: +38349302432
══════════════════════════════════════════════════════════════════════════
 From: Elira Çallaki <[Mesazhi per #198 per te Drejten e Informimit]>
 Sent: Thursday, August 1, 2024 10:42:44 AM
 To: Arlinda Kastrati
 Subject: Kërkesë për E Drejta e Informimit - Kërkesë për Informacion mbi
 Numrin e Përfituesve nga Skemat Sociale
  
 Caution! This message was sent from outside your organization.
Përshëndetje,
Shpresoj që punët po ju ecin mbarë.
 Përmes kësaj kërkese për qasje në informacion publik ju lus të më dërgoni
 statistikat për numrin e personave që kanë përfituar nga skemat sociale të
 ofruara nga komuna juaj për vitin 2023.
 Me respekt,
 Elira Çallaki
-------------------------------------------------------------------
 Të lutem përdor këtë adresë të postës elektronike për të gjitha përgjigjet
 në këtë kërkesë:
 [Mesazhi per #198 per te Drejten e Informimit]
 A është [Mesazhi për kërkesë tekprishtina] adresë e gabuar  për Komuna e
 Prishtinës? Nëse po, të lutem na kontakto nëpërmjet këtij formulari:
 [1]https://eu-central-1.protection.sophos.c...
 Shfajësim: Ky mesazh dhe çdo përgjigje që ti i jep atij do të publikohen
 në internet. Politikat tona për privatësinë dhe të drejtat autoriale:
 [2]https://eu-central-1.protection.sophos.c...
 Keni parasysh që në disa raste publikimi i kërkesave dhe përgjigjeve do të
 vonohet.
 Nese ju si nenpunes civil per te Drejten e Informimit mendoni se ky
 sherbim eshte i dobishem, ju lutem kerkojini IT-se tuaj te lidhe faqen
 tuaj elektronike me faqen tone te DI.
-------------------------------------------------------------------
References
 Visible links
 1. https://eu-central-1.protection.sophos.c...
 2. https://eu-central-1.protection.sophos.c...