Zhurmat e kapakeve te ri te vendosur ne rrugen Ahmet Gashi
Të nderuar Komuna e Prishtinës,
Kanë kaluar disa javë që nga shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Ahmet Gashi, ku në të njëjtën kohë janë vendosur edhe shaktat e kanalizimit. Kapakët e këtyre shaktave janë vendosur aq keq saqë ne, banorët e kësaj lagjeje, në kohën kur vapa është shumë e lartë, nuk mundemi të mbajmë hapur dyert as dritaret, e as të qëndrojmë në ballkone nga zhurmat që krijohen kur automjetet kalojnë mbi to.
Përkundër që kam tentuar disa herë të marr përgjigje nga Krenar Xhaferi përmes grupeve të lagjes në rrjetet sociale, përgjigja nuk ka ardhur dhe as problemi nuk është eliminuar.
Andaj, ju lutem që në kohë sa më të shkurtër të na njoftoni, qoftë përmes kanaleve tuaja zyrtare të komunikimit ose përmes kësaj kërkese, lidhur me atë se çfarë do të bëhet me eliminimin e këtij problemi jashtëzakonisht stresues dhe afatin kohor të intervenimit.
Përndryshe, do të detyrohem që këtë ankesë ta dërgoj në një nivel tjetër.
Me respekt,
Vedat Shehu