Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-081
E nderuar [Authority name],
Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, veçanërisht Nenit 5 – “Publikimi me iniciativën e institucioneve publike”, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare.
Gjatë monitorimit tonë të ueb-faqes zyrtare të institucionit tuaj, të kryer më datë 23 prill 2025, kemi vërejtur se dokumentet dhe/ose informacionet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme për publikim proaktiv si dokumente të rëndësishme sipas Nenit 5 të ligjit të lartcekur, nuk ishin të publikuara ose nuk mund të gjendeshin lehtësisht:
- Skemën organizative të institucionit publik (sipas Nenit 5.2.2)
- Emrin e personit përgjegjës për rifreskimin, sigurimin e qasjes dhe besueshmërinë e informatave në ueb faqen e institucionit (sipas Nenit 5.2.7)
- Raportet vjetore të punës për vitet 2024, 2023
- Planin e punës për vitin 2025
- Buxhetin e miratuar për vitin 2025
- Raportet e auditimit të jashtëm të pranuara gjatë vitit 2024
- Lista e granteve dhe subvencioneve të ndara, duke përfshirë përfituesit dhe shumat, gjatë vitit 2024.
Nëse të njëjtat gjenden në uebfaqen tuaj ose do t'i vendosni aty (e rekomandueshme), atëherë mundeni vetëm të na dërgoni adresat përkatëse të uebit në përgjigje të këtij emaili.
Në përputhje me Nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L-081, presim përgjigjen tuaj brenda afatit ligjor prej shtatë (7) ditësh pune nga data e pranimit të kësaj kërkese.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në rritjen e transparencës institucionale.
Me respekt,
Arianit Dobroshi
OJQ FLOSSK
══════════════════════════════════════════════════════════════════════════
From: Arianit Demaj
Sent: Thursday, April 24, 2025 8:51 AM
To: Besart Berisha; Ariana Lukaj; Granit Thaqi
Cc: Gazmend Muhaxheri
Subject: RE: Kërkesë për E Drejta e Informimit - Kërkesë për Qasje në
Dokumente Publike – Mungesa e publikimeve sipas Nenit 5 të Ligjit Nr.
06/L-081
Përshëndetje Besart,të gjitha këto janë të publikuara në webfaqe zyrtare
dhe janë të qasshme me 1 ose 2 klikime.
E inkurajojmë stafin e kësaj OJQ të re të mësojnë mënyrën e kërkimit të
dokumenteve në webfaqe zyrtare.
Me respekt,
Zyra e Informimit Publik në Pejë
Arianit Demaj- Udhëheqes i zyrës
Email:[adresa e postës elektronike]
Tel zyre:0383 200 43 407
Tel mob: 044 125 089