Kërkesa për CV-të e bordit

Elira Çallaki made this Freedom of Information request to Energy Company of Kosovo as part of a batch sent to 5 authorities

Automatic anti-spam measures are in place for this older request. Please let us know if a further response is expected or if you are having trouble responding.

The request was partially successful.

Të nderuar Kompania Energjetike e Kosoves,

Të nderuar/a zyrtarë/e,

Po ju shkruaj për të kërkuar zyrtarisht qasje në CV-të e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike në të cilin punoni, nën juridiksionin e Ligjit nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

Si një qytetare e interesuar dhe sipas Ligjit nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, mendoj se është jetike të kuptojmë kualifikimet dhe përvojat e individëve që janë në krye të ndërmarrjeve publike, të cilat luajnë një rol kyç në strukturën ekonomike dhe shoqërore të vendit tonë.

E kuptoj rëndësinë e privatësisë dhe kërkoj që të hiqen informacionet personale që nuk janë të rëndësishme ose/dhe janë të mbrojtura nga ligjet e privatësisë.
Ju lutem të ofroni informacionin e kërkuar brenda kohës së përcaktuar nga Ligji nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike. Nëse keni nevojë për ndonjë sqarim ose detaje të mëtejshme rreth kësaj kërkese, ju lutem të më kontaktoni në këtë email.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Pres përgjigjen tuaj sa më shpejt.

Me respekt,
Elira Çallaki

Skender Bucolli,

E nderuara znj. Çallaki,

Korporata Energjetike e Kosovës KEK sh.a. ju njofton se Bordi i drejtoreve përzgjidhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës (ne cilësinë e aksionarit), andaj ju lutem që kërkesën e juaj ta drejtoni te institucionet relevante.

Gjithë t’ mirat,
Skënder BUCOLLI
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS
www.kosovo-energy.com

show quoted sections